TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reshje intensive të shiut kane shkaktuar probleme te medha ne gjithe vendin. Raportohet per përmbytjen e autostradës Tiranë – Durrës. Siç shihet në foton e siguruar nga opinion.al uji ka vërshuar në të gjithë autostradën Disa automjete raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara. Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergejncat Civile pasi situata po agravon.
Njoftimi nga Policia e Shtetit:
Ne autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra
Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.
Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.
Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë.
Gjithashtu moti i keq është bërë shkak për një tjetër aksident. Kësaj hera ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit përgjatë Rrugës së Kombit. Të dhënat e para thonë se janë përplasur pesë makina dhe është bllokuar edhe qarkullimi në aksin rrugor. Për fat të mirë nuk raporthet të ketë viktima. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të normalizuar trafikun dhe hetuar shkaqet e aksidentit.
TPZ.AL