TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD Lulzim Basha ka kërkuar në Kuvend nga Qeveria që të garantojë jetën e njerëzve ne këtë situate te vështirë kur moti është përkeqësuar ka përmbytje ne disa qytete
Por kryeministri Rama i pranishëm në Kuvend tha se Qeveria dhe të gjithë institucionet përkatëse kanë marrë masa që prej një jave pasi kanë pasur informacion për atë çka na priste këto dite.
“Kemi përmbytje dhe rrethimin e banesave nga uji . Përtej shpalljeve publike, kërkohet një prani e shtuar e gjithë kapaciteteve shtetërore dhe iu bëj thirrje merrni masa urgjent sa i përket jetës së njerëzve. Nga informacionet e mia në zona të tëra në Shkodër, ne Gur të Zi mungon shërbimi shëndetësor”, tha Basha.
Rama: “Zoti Lulëzim e vlerësoj këtë shprehje spontane të shqetësimit dhe dua ta siguroj zotin Lulëzim dhe te gjithë deputetet këtu që po kërkojnë ulje taksash dhe rritje të shpenzimeve në masën 1. 2 miliardë euro se siç e kemi paralajmëruar para disa ditësh këto përmbytje janë të parashikuara dhe duke qenë se kemi pasur disponim mbi parashikimet kemi marrë çdo masë të mundshme në të gjitha aspektet për ta përballuar këtë vështirësi. Nuk përballohet me teatër dhe shfaqje filmash në rrugë. Të gjitha forcat e emergjencave civile, ushtrisë, policisë, prefektët janë të angazhuara edhe sa i përket aspektit të shërbimit shëndetësor është në gatishmëri të plotë. Jemi në gatishmëri prej më shumë se 1 javë”.