AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 20:00

Rama tërhiqet për shkarkimin e Zgurit nga kreu i KQZ-së, kërkon dialog me opozitën

Rama tërhiqet për shkarkimin e Zgurit nga kreu i KQZ-së,

Kryeministri Edi Rama, dhe mazhoranca socialiste, duket se kanë hequr dorë nga skenari i shkarkimi të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, përmes procedurës parlamentare.

Shkarkimi i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk do të futet në shqyrtim për diskutim në Kuvend.

Kreu i Partisë Socialiste është tërhequr nga shkarkimi dhe ka kërkuar nisjen e dialogut me opozitën për zgjidhjen e ngërçit.

Akti u përshëndet edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e ka quajtur si vendimin më ligjor të marrë deri më tani.

Klement Zguri erdhi në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas marrëveshjes Rama-Basha, më 18 maj, një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

TPZ.AL