AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 19:19

FOTO-VIDEO/ Kaosi në autostradë, mbërrijnë Forcat e Armatosura. Uji pushton biznese e banesa

Lidhur me situaten e veshtire te krijuar nga permbytjet ne autostraden Tirane- Durres,kane nderhyre Forcat e Armatosura.

Tre motorrpompa te komandes mbeshtetese mberrijne ne afersi te ktheses se Rinasit per te larguar ujin.

Situatë kaotike në Tiranë, evakuohen tre familje, përmbytet komisariati nr.5

Moti i përkeqësuar ka sjellë përmbytje në disa zona në vend. Tre familje të tjera përveç atyre në një fshat të Vlorës janë evakuuar edhe në Tiranë, raporton shqiptarja.com. Bëhet fjalë për tre familje në fshatin Laknas, të cilat janë larguar menjëherë nga banesa me ndihmë të Emergjencave Civile.

Edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit ka rrugë të përmbytura dhe trafik të rënduar. Ndërsa uji nuk ka kursyer edhe ambientet e komisariatit nr. 5.

WhatsApp-Image-2017-11-30-at-17.57.34

WhatsApp-Image-2017-11-30-at-16.41.45

WhatsApp-Image-2017-11-30-at-17.57.05

WhatsApp-Image-2017-11-30-at-16.41.56

https://www.youtube.com/watch?v=XfMiQMFakjc