AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 17:13

Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetën elektricisti

Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetën

Një person ka humbur jetën në qytetin e Fierit pasditen e sotme. Sipas policisë ai ishte me profesion elektricist dhe ndërroi jetë teksa punonte.

Raportimet e para tregojnë se elektricisti ra në kontakt me energjinë elektrike, e si pasojë humbi jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan pak minuta më parë, teksa 50-vjeçari S.V. punonte në shtyllën elektrike.