AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 16:38

I dëbuar kishte hyrë në Itali me emër fals, arrestohet Azizaj në Mesina

I dëbuar kishte hyrë në Itali me emër fals, arrestohet

Nuk duhej të ndodhej në territorin italian.

Tonin Azizaj, 34 vjeç, ishte dëbuar nga Italia me një emër tjetër në dhjetor të vitit 2012 me një urdhër të dalë nga prefekti i Sirakuzës.

Polica italiane e çoi atëherë deri në portin e Barit, e hipi në një anije duke e sjellë direkt në Durrës.

Dëbimi do të thoshte për 34-vjeçarin, se atij i ndalohej hyrja në territorin italian për një periudhë prej pesë vjetësh.

Por, ai kishte hyrë në Itali me gjeneralitete të tjera në Mesina, derisa policia e identifikoi dje duke e arrestuar më pas.

TPZ.AL