AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 11:57

VIDEO/ “Votoni Frontin Demokratik”/ Ironia e PD: Rroftë shoku Enver

VIDEO/ “Votoni Frontin Demokratik”/ Ironia e PD: Rroftë shoku


Gjetje interesante ishte protesta e degës së PD Njësia nr.5 në Tiranë, duke improvizuar votime si në komunizëm përballë KZAZ-së nr.42 te shkolla “Vasil Shanto”.

Me thirrjet “Rroftë shoku Enver”dhe “Votoni Frontin Demokratik” mbështetës të opozitës ironizuan votimet e kësaj të diele duke iu drejtuar një kutie kartoni të vendosur në trotuar.

Gjatë viteve të diktaturës votohej vetëm për një parti politike, Frontin Demokratik pas të cilit fshihej Partia e Punës së Shqipërisë. Për opozitën Shqipëria sot është në të njëjtën situatë si atëherë me votime pa kandidatë.

Mjaft mbështetës të KZAZ-së vijojnë të protestojnë paqësisht, ndërsa nuk mungojnë pankartat që krahasojnë Shqipërinë e sotme me atë të regjimit komunist disa dekada më parë si, “Janë rikthyer vitet 1980”, “30 qershori grusht shteti” apo dhe “30 qershori, votime komuniste në Shqipëri”.