AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 12:04

FOTO/ Të rinjtë protestë ironizuese me uniformë ushtarake: Jemi rikthyer në vitet 1980


Nuk ndalen protestat ironizuese të opozitës kundër votimeve me një kandidat.

Pranë shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet janë parë dy të rinj të veshur me uniformë ushtarake si në kohën e regjimit komunist teksa nderojnë me grusht bashkuar.

Jashtë ambienteve të KZAZ-së vijojnë të protestojnë paqësisht mbështetësit e opozitës me pankarta “Janë rikthyer në vitet 1980”, “30 qershori grusht shteti” apo dhe “30 qershori, votime komuniste në Shqipëri".