TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një apartament në kompleksin e banesave sociale në zonën e Shkozës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar panik të madh te banorët e godinës.
Gjatë momenteve të përhapjes së zjarrit, dy persona — mes të cilëve edhe një i mitur — kanë tentuar të dalin nga dritarja e apartamentit për t’i shpëtuar nga flakët dhe tymi.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur evakuimin e plotë të banorëve të pallatit dhe vënien e zjarrit nën kontroll.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekspertët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.