TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, komentoi protestën e sotme të studentëve. Ai fajësoi qeverinë që nuk u ka kthyer përgjigje protestuesve që nga protesta e vitit 2018, por kërkon ta zgjidhë problemin me dhunë.
“Ata protestues ngjajnë me ata të Klodian Rashës. Ishte protestë e të rinjve të pashpresë, të varfër. Çfarë ishte ajo e vitit 2018? E atyre që nuk kishin me çfarë të jetonin. Kjo e flamingove është protestë e një shtrese të mesme që nuk arrin të jetojë. Asnjëra nuk ka marrë përgjigje.
Qeveria mendon se do ta zgjidhë konfliktin me dhunë policore? Nëse ka menduar se do ta zgjidhë me dhunë, s’ka kuptuar gjë fare.
Kemi një qeveri që në vend që të investohet për zgjidhjen, i dhunon, dhe rruga që ndjek është e kundërta me interesat e tyre.
Ndaj sot kishim një protestë të dhunshme.
Nuk ishin studentë, ishin të gjithë, edhe gazetarët që u rrahën nga policia që ishte atje me mision partiak.
Ai që është arrestuar nuk rrihet me shkop gome. Ne kemi një qeveri që nuk i jep përgjigje askujt. Kjo strategji e frikës sjell efektin e kundërt dhe dhuna do të eskalojë.
Tani jemi në fazën kur do të dominojë ose frika ose dhuna. Ramës i ka dalë i gjithë populli dhe nuk ka përgjigje”- tha Abilekaj.