AKTUALITET, 13 October 2026, 22:35

"Kërkoni primare siç bën doktori në PD?"/ Braçe: Nuk dua të bëhem kryeministër, të ketë garë në PS për kandidatin e Tiranës

"Kërkoni primare siç bën doktori në PD?"/

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se nuk kërkon të caktohet nga Edi Rama si kandidat për Bashkinë e Tiranës, por të ketë garë brenda partisë dhe ai të zgjidhet me votë si kandidat. 

Braçe përjashtoi kategorikisht kandidimin si i pavarur. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Braçe, vazhdimisht keni shprehur dëshirën për të qenë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës. Si ju ka shkuar në mendje të vetë-propozoheni, kur dihet që aty të gjithë kandidatët i cakton Edi Rama? 

Erion Braçe: Kam kërkuar garë, nuk jam vetë-propozuar. Kam kërkuar që socialistët të thirren në votim masiv, për të përzgjedhur me votë kandidatin që duan ti përfaqësojë me votë.  Ndryshe nga njoftimet. Hyjmë në rrethin e vendimarrjes, problemin e vendimarrjes. 

Ylli Rakipi: Pra ti kërkon primare, si ato që bën doktori. Primare po kërkon. 

Erion Braçe: Unë them të bëhet garë reale, nuk vjen e keqja nga gara reale, përzgjedhja përmes votës së njerëzve që duan ti përfaqësojnë. Kam kërkuar që pjesë e garës të bëhen edhe simpatizantët e PS, por edhe gjithëkush që është shoqëri civile dhe beson se duke ndikuar me votë për një kandidat mund të ndryshojë mënyrën se si qeveriset ky qytet.  Nuk kam kërkuar të dalë Rama të thotë është Braçe kandidat, edhe sikur të ndodhë kjo nuk e pranoj. 

Ylli Rakipi: Ke biseduar me Ramën për këtë çështje? 

Erion Braçe: Jo. Ky nuk është muhabet personal. 

Ylli Rakipi: Po edhe është. 

Erion Braçe: Ësht çështje e forumeve të PS-së. Gara është çështje e forumeve të PS, kam pritur të mblidhen forumet për ta formalizuar këtë gjë.  Gara të përcaktojë kandidatin dhe platformën. 

Ylli Rakipi: Edhe në vendet më të rëndësishme të botës perëndimore, për njeriun e rëndësishëm të kryeqytetit, kryetari i bashkisë më pas ka ardhur kryeministër. 

Erion Braçe: Nuk dua të bëhem kryeministër, por punën e kryetarit të bashkisë nëse ma japin qytetarët 

Ylli Rakipi: Nëse nuk pranon Rama, kandidon si i pavarur? 

Erion Braçe: Si mund të jem unë i pavarur? Ke sot në qeveri që mund ti konsiderosh, edhe pse mund të jenë drejtues politik, të pavarur, por mua jo. Këta që janë sot, në udhëheqje të partisë, më kanë gjetur në PS, nuk më kanë sjelle.