AKTUALITET, 13 October 2026, 22:15

Përshkallëzimi i protestës, Erion Braçe: Asgjë e re, pamje që i shoh që në '96, por protesta ngriti interesa legjitime

Përshkallëzimi i protestës, Erion Braçe: Asgjë e re,

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, komentoi protestën e sotme të studentëve, e cila përshkallëzoi në përplasje të dhunshme me Policinë.  

Braçe tha se pamjet e sotme i ka parë që në vitin 1996 vazhdimisht, por shtoi se protesta e qytetarëve ka ngritur shqetësime legjitime. 

Ai u shfaq kritik edhe me faktin që qeverisja qëndrore dhe vendore nuk kanë një rol më të fortë në çështje si strehimi, por ia kanë lënë privatit, duke shkaktuar probleme serioze për qytetarët që nuk arrijnë të blejnë banesa apo të paguajnë qiranë. 

Pjesë nga biseda: 

Braçe: Nuk ka asgjë të re. Janë pamje që i kam parë që në '96 e këtej, të atashuara me forcat politike, mbi të gjitha me një parti politike. Dua të theksoj, e drejta për të protestuar është e drejtë Kushtetuese, siç në krahun tjetër janë të renditura të drejta të tjera të çdo qytetari tjetër në Kushtetutë. Po ashtu përcaktohet se rendi publik garantohet dhe policia merr rol themelor për të garantuar të drejtën e protestës, por edhe të ruajë rendin dhe sigurinë publike. Duhet gjetur ekuilibër midis të gjithave. 
Askujt të mos i cënohet e drejta për të protestues, por edhe për të jetuar në këtë vend.  Nuk është e ndryshme nga çfarë ka ndodhur deri sot, por e ndryshme nga protesta që nga dita e parë deri sot, dhunë nuk ishte vërejtur deri tani. Nuk ka patur sulme kundrejt institucioneve.  Nëse do ti referohemi botës perëndimore dhe kam parasysh Francës së këtyre ditëve, duhet ti referohemi edhe mënyrës se si policia reagon ndaj dhunës, që nuk e pamë këtu. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë...

Ylli Rakipi: Edhe Parisi është kryeqyteti i Francës, por digjet ndonjëherë. 

Erion Braçe: Edhe kur ka ndeshje futbolli digjet ndonjëherë. Por nuk kemi namin e Parisit, imazhin e Parisit. Jemi qytet që po zhvillohet. Po mundohemi ta kthejmë këtë qytet në një aset të vyer për Shqipërinë. Magnet që po thith turistë. Është aset që duhet mbrojtur. Kemi edhe përvoja të protestave paqësore. 

Ylli Rakipi: Por kemi edhe një kryeqytet, ku jeton pjesa dërrmuese e popullsisë dhe kjo protestë që vijon 136 ditë, ku njerëzit ishin në hall të madh, ku ka njerëz që nuk blejnë dot banesë, nuk kanë lekët për të paguar qiranë, njerëz që dolën për hall. Këta njerëz duan një përgjigje nga ju që qeverisni për 13 vite. 

Erion Braçe: Ky qytet dhe Shqipëria po ndryshon jashtë mase. Po ndryshon shoqëria dhe Shqipëria. Protesta solli në vëmendje interesa legjitime. Mbase të gjithë i kemi hequr shtetit disa detyrime themelore në raport me qytetarin. Strehimi nuk mund ti lihet vetëm privatit. Dega sociale e qeverisjes vendore dhe qëndrore, thuajse nuk ekziston në strehim. I është lënë private. Por edhe përgjegjësia për të ndikuar mbi çmimet e qerave dhe shitjes së apartamenteve, nuk ekziston. Ia ka lënë tërësusht në dorë privatit. Ndërkohë lejet e ndërtimit që duhet të shërbenin si rregullator, nuk funksionojnë. Ne në Tiranë po ndërtojmë keq, edhe kullat janë godina thuajse rezidenciale. Brenda tyre mund të ketë edhe hotele, por nuk konkurojnë Air Bnb që rrisin cmimet e qirave.  Si do ta bëjmë të shitshme dhe të bleshme një shtëpi? Si do ti bëjmë cmimet të pranueshme. Ky është problem në të gjithë kryeqytetet europiane. Ja ku ke Madridin, Barcelonën, që nuk e kanë zgjidhur, por atje përpiqen. E drejta për strehim është e drejtë legjitime. Duket ndonjëherë, si dolën këta njerëz në protestë? Nuk gjejnë politikat e qeverisjes qëndrore dhe vendore për të zgjidhur problemet e tyre.  Po zhvillohen disa interesa, nga e cila kishim hequr dorë. Siç është edhe mjedisi, që duhet tja njohim atij tjetrit që do të pushojë në një plazh të virgjër. 

Ylli Rakipi: Me shumë fjalë po thoni që kemi element të një kapitalizmi shumë të ashpër dhe nuk i përgjigjemi qytetarëve. Aty ka shumë njerëz në protestë, por pjesa dërrmuese janë njerëz në hall. 

Erion Braçe: Në fillim mund të kem vajtur 3-4 herë atje sa thanë në parti që protestën e organizon Erion Braçe. Vajtja të shoh problemet e tyre. Ka patur në fillim probleme të mëdha atje.  Kemi një problem të madh, marrim vendime pë rata, por pa ata. Pa i dëgjuar dhe pa i pyetur.