AKTUALITET, 14 October 2026, 10:41

Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, nisen drejt qendrës për protestë: Revolucion, revolucion

Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, nisen drejt

Studentët e Mjekësisë i janë bashkuar bojkotit të mësimit dhe protestës, në përgjigje të thirrjes së bërë një ditë më parë për mobilizimin e studentëve.

Lëvizja vjen një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, e cila zgjati rreth nëntë orë dhe u shoqërua me përplasje mes studentëve dhe Policisë së Shtetit.

Protesta e së martës nisi para Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas situata u përshkallëzua në disa zona të kryeqytetit, ku u raportuan përplasje me efektivët, dëmtime të pronës dhe incidente të tjera.

Protestat e djeshme para Ministrisë së Arsimit, ku kishte akte dhune në përballjen e të rinjve me forcat e rendit, kanë nxitur sërish studentët të dalin sot në protestë.

Mesa duket një pjesë e tyre nuk kanë pritur orën 14:00 për të protestuar, por kanë dalë më herët, si rasti i studentëve të Mjekësisë që janë nisur në turmë drejt qendrës.

Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, nisen drejt