TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se policia lejoi dhunën në fillim të protestës së sotme, si strategji për ta përdorur, ndërkohë që deklaroi se numri i të lënduarve është shumë më i madh sesa shifrat që deklarohen.
"Njoftimi, kishte ditë përgatitja e protestës. Nuk ishte protestë rutinë, u paralajmërua që do të kishte një zhvillim, ndryshe nga ditët e fundit që protesta ishte monotone. Ajo që tërhoqi vëmendjen, ishte fakti që përqëndrimi ishte bërë te Ministria e Arsimit, Rruga e durrësit. Problemi që kanë qytetarët sot është qeveria. Gjithë përqëndrimi sot shkoi te rrugë e Durrësit derisa eskaloi situata. Gjithësesi, njoftimi ishte bërë dhe pjesëmarrja ishte marrë përsipër edhe nga organizatorët e protestës që vijon te Kryeministria.
Po ashtu kishte edhe pjesëmarrës nga bërthama të tjera që nuk i kishim parë në protesta të tjera.
Ajo që ra në sy, ishte fakti që policia numerikisht kishte ardhur jo pak, ishte poziciounuar. Edhe nga ana strategjike ishte zgjedhur Ministria e Arsimit, se nuk ka pjesëmarrje të madhe dhe rrugicat atje të japin mundësi të largohesh.
Policia ishte pozicionuar në çdo krah. Dy dyert e ministrisë sulmoheshin nga protestues. U përdorën kapsolla, flakadanë.
Mu dukën se kishte të rinj aty. Në masë të madhe në momentet e para studentët nuk ishin aktiv. Sulmi është zbatuar nga një numër i vogël pjesëmarrësisht. Policia nuk reagonte dhe sikur po kënaqej që ata po e kalonin masën. Deri në momenitn kur u tentua të hyhej brenda në ministri, aty doli policia. Dukej se nuk kishte pozicion të policisë që synonte ti thyente.
Më pas vijnë protestuesit aktiv.
Numri i të lënduarve është shumë më i madh se sa është deklaruar nga policia. Janë përdorur shkopinjtë e gomës, ka bërë që numri i të plagosurve, të jetë shumë më i madh nga sa ka dhënë policia deri tani.
Kur policia kaloi në përdorim dhune, ishin bërë shumë ata dhe turma kur bëhet shumë nuk e asfikson dot.
Sa njerëz ishin aty? Sa trupa ka policia? Nëse në derbi të vjen 10 mijë veta dhe çon 2 mijë polic. Sot i lë ata në fillim, të parët që filluan sulmin nuk ishin studentë. Po ta lejosh duke ditur mllefin e qytetarëve, problematikën e vendit, pakënaqësinë e rinisë. Kjo që ka ndodhur sot, është shumë pak nga ajo që pritet", tha ndër të tjera Hoxha.