TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka folur për hetimet e SPAK dhe këtë institucion në përgjithësi. Fevziu tha se SPAK ka patur një impakt pozitiv në vend edhe pse ka patur raste kur ka shfaqur agresivitet të tepruar.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Ti Fevzi si e sheh këtë punën e SPAK-ut? I ka bërë vendit mirë ky institucion? Apo ka bërë edhe dëm? Ka diskutime të shumta.
Fevziu: Nëse i vendos në peshore mendoj se ka bërë mirë. A ka patur probleme? Po. Pasi shpeshherë ka një lloj agresiviteti, që nuk ka nevojë të jetë. Paraburgimet e mëdha, nuk është vetëm SPAK, por të gjithë gjykatat. Nëse ka patur presion për marrje telefonash dhe kërcënim dëshmitarësh është e papranueshme. Por nëse më pyet për reformën në drejtësi, duke hequr SPAK-un, them që reforma në drejtësi i ka përkeqësuar gjërat. Ke patur rreth 12 mijë, apo 16 mijë dosje, sot ke 200 mijë dosje në pritje. Një qytetar duhet të marrë dy herë e gjysmë më shumë kohë për të zgjidhur një dosje të vetën.
Kurse SPAK ka dhënë goditje të pabesueshme. Ka hyrë në oborrin e kryeministrit, nuk ka hyrë ndonjëherë drejtësia shqiptarë në këto nivele.
Rakipi: As që mund të merrej me mend. Ky është një element. Por nga ana tjetër, thonë se ka një lloj egërsie.
Fevziu: Po, i kam dëgjuar, një lloj agresiviteti që nuk më duket i përligjur.
Rakipi: Mazhoranca po bën Kodin e ri Penal, mos është kjo për të penguar disa gjëra? Se edhe paraburgimi 2 vjet sikur nuk ka kuptim?
Fevziu: Jo, nuk ka kuptim. Tani në fund të tetorit mbush dy vjet Ilir Meta, ish-President. Kam dëgjuar dhe kam folur edhe me të kur e ngushëllova për vdekjen e babait, që kushtet në të cilat ai mbahet, kanë qenë të rënda. Po lexoj tani librin e Sarkozy, që u dërgua nga gjykata 3 javë në burg, por pastaj u vendos të kryhet dënimi jashtë. Kur u dënua me burg, u thirr nga Macron për një drekë, e pyeti nëse kishte siguri për jetë, kishte probleme që mund të kërcënohej për arsye të detyrës dhe ministria e drejtësisë, pasi bëri hetim bashkë me shërbimin sekret, i vendosi 2 oficerë që 24 orë të qëndronin në qeli ngjitur me të. U mbajt me kujdes.
Imagjino çfarë do të ndodhte, sikur të bëhej kjo me Metën, Bajram Begaj ta ftonte për drekë para se të futej në burg? Ky është emancipimi. Përdorimi që ta mbash tjetrin 2 vjet në burg…
Rakipi: Që të mos themi vetëm për SPAK-un, edhe gjykatat, Erion Veliaj të rri në burg thotë, por të jetë edhe kryetar…
Fevziu: SPAK bën akuzë, është në të drejtën e tij, gjykata vendos.
Rakipi: Ata thonë të rri në burg, por të jetë kryetar. Dhe ai thërret inteligjencën artificiale.
Fevziu: Nuk është situatë shumë normale.