AKTUALITET, 13 October 2026, 23:30

"Policia si në kohën e Hekuran Isait, rrihnin edhe vajzat!"/ Debat mes Telës dhe Demalisë për protestën

"Policia si në kohën e Hekuran Isait, rrihnin edhe vajzat!"/

Në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, ka patur një debat mes analistëve Andi Tela dhe Ilir Demalia lidhur me protestën e sotme, e cila solli përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. 

Tela e cilësoi dhunën e policisë, të ngjashme me atë në kohën e diktaturës, ndërkohë që Demalia deklaroi se policia përgjigjet në këtë mënyrë edhe në vende perëndimore. 

Debati: 

Andi Tela: Ka njoftim zyrtar nga Kryeministria që ka deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se në spital është një punonjës policie,12 protesutes dhe 2 gazetarë. Këto shifra zyrtare, tregojnë përmasat e asaj që ka ndodhur, pa llogaritur protestues që nuk kanë vajtur në spital. Ishte protestë e paralajmëruar nga studentët. Gjatë verës thoshim të presim tetorin që studentët ti bashkohen protestës së madhe. U pa që zgjodhën këtë rrugën tjetër. Kishte studentë, kishte protestues të flamingove, por ishin të gjithë qytetartë shqiptarë që protestonin. Kemi parë sjellje atipike të policisë, e parë herë pas herë edhe në protestat e opozitës, por të kujton policinë e Hekuran Isait. 

Ilir Demalia: Jo aman. Ku e ke parë ti policinë e Hekuran Isait? 

Andi Tela: Kam parë 6 policë me shkopa gome. Me të gjtihë mjetet e mundshme. Kjo është mënyra si trajtohet protestuesi. 

Ilir Demalia: Të krahasosh me policinë e diktaturës, është ti fryjmë tullumbaceve. 

Andi Tela: I lanë protestuesit për 40 minuta të godisnin ministrinë, pstaj filluan të ndërhyjnë, ti godisnin në numër shumë më të madh, godisnin vajzat, pastaj u kthyen. Disa protesues goditën edhe një biznes. Bënë shumë keq, por policia i la, që ti të dalësh ti dhe të thuash fajin e kanë protestuesit...

Ilir Demalia: Në shpërthime këto janë gjëra që ndodhin. 

Andi Tela: Nëse sheh video në rrjetet sociale, pamjet me protestues me këmbë të thyer dhe 4 policë që e tërheqin zvarrë. Nëse këtë imazh ma trashëgon me policinë e Hekuran Isait vazhdo. Nuk ka arsye që ministri i brendshëm, ai mund të bënte deklaratë por e ka kuptuar që ajo sjellje ishte tej çdo norme. 

Ilir Demalia: Po policia franceze është si e Hekuran Isait? I tërheqin zvarrrë. 

Andi Tela: Jo, jo kështu. 

Ilir Demalia: Ke parë policinë amerikane dhe gjermane? 

Andi Tela: E çfarë do të thotë kjo? Atje policia është mes qeverisë dhe publikut. Këtu mbështetëse e qeverisë. 

Ilir Demalia: Policia është e shtetit. 

Andi Tela: Jo është e imja dhe e jotja, jo për të mbrojtur qeverinë. 

Ilir Demalia: Ku ke parë që policia shkon në krahun e protestën? 

Andi Tela: Nuk hedh gaz që të mbysë gjithë pallatet.