AKTUALITET, 21 Shkurt 2018, 14:52

Përçarja në PS-në e Kukësit thellohet më tepër, asambleja letër Ballës: Koha e monizmit ka përfunduar zoti Taulant

Një ditë pasi kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla tha se do te kete zgjedhje te reja ne Kukes, pas përplasjeve të fundit mes Safet Gjicit dhe Mimi Kodhelit, vjen nje deklaratë nga Asambleja e Partisë Socialiste.

Deklarata

“Nisur nga prononcimi në media i z. Taulant Balla per situaten ne Kukes dhe vendimet e Kryesise se PSSH per Kukesin bejme kete deklarate per publikun.

Prisnim zgjidhje te problemeve tona nga kryesia por prape mendojme se ato deklarime nuk jane vendime te kryesise por te z. Taulant pasi:

Zgjedhjet ne PS Kukes kane perfunduar para tre muajsh dhe jane konstituuar.

Nuk ka mundesi te shkarkohet nje asamble dhe te behet nje e re vetem per z. Safet Gjici dhe z. Balla

Pasi koha e Monizmit ka perfunduar.

Nuk pranojme ndeshkime te pa argumentuara dhe me telefon pasi partia socialiste si institucion funksionon nepermjet Statutit dhe egziston ne perberje te tij nje komision per garancite statuore.

Ne asamblene e PS Kukes jane te gjithe te zgjedhur me vote te lire dhe me nje process te rregullt ne zbatim te statutit te PS dhe deklarimi juaj per te zgjedhurit e Asamblese Kukes “ te pashkolle” nuk qendron.

Nese ti z. Balla kerkon te formosh nje parti te re mund te krijosh dhe nje asamble te re por me keto veprime jo vetem PS Kukes eshte ne krize por e gjithe partia socialiste e Shqiperise do te shkoje ne krize.

Presim zgjidhje te problemeve tona dhe jo anashkalime dhe ndeshkime te panevojshme te cilat i marrim vesh ne media dhe jo zyrtarisht".