AKTUALITET, 21 Shkurt 2018, 14:27

Meta: E pamundur ideja destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh

Meta: E pamundur ideja destruktive për ndarje apo shkëmbime

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim sot delegacionin e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga z.Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë.

Gjatë këtij takimit, presidenti Meta i ka konsideruar të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh.

“Tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit. Programi i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politikë duhet të jenë zgjidhja e problemeve e shqetësimeve reale të qytetarëve. Prioritet në secilin vend, sundimin e ligjit dhe demokracisë, – ka pohuar Meta.