AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 13:37

Për herë të parë votues në Shqipëri/ Besa Shahini e buzëqeshur në krah të bashkëshortit, hedhin fletën në kutinë e votimit

Për herë të parë votues në Shqipëri/ Besa Shahini


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini ka votuar sot pranë qendrës së votimit në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Tiranë.

Shahini shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj Dardan Molliqaj, të cilët janë edhe votues për herë të parë në Shqipëri.

“Sivjet, zgjedhjet janë me rëndësi më të madhe se zakonisht, duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar nga opozita e vetëpërjashtuar dhe vendimet jo-legjitime të presidentit që u munduan ta dëmtojnë këtë institucion kyç të demokracisë.

Sot votova në mbrojtje të këtij institucioni, në mbrojtje të demokracisë dhe për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, u shpreh ministrja Shahini pas votimit.