TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar përmes Twitter-it për votimet e sotme.
Sipas tij 30 qershori është një ditë leksioni për demokracinë dhe ligjshmërinë zgjedhore. Duke u ndalur tek opozita, Xhafaj thotë se ky është momenti i duhur që të reflektojnë, të ndryshojnë rrugën e tyre pse jo dhe lidershipin.
Postimi i Xhafaj:
Sapo votova me familjen time! I bindur se kjo është rruga e duhur – zbatimi i ligjit!
Sot një ditë e rendësishme për Standartet demokratike, për Shtetin e së drejtës, për kushtetueshmërinë! ?? #30qershori një ditë leksioni për demokracinë dhe ligjshmërinë zgjedhore!
Një ditë reflektimi për të gjithë! Faleminderit partnerëve ndërkombetar për mbështetjen dhe inkurajimin për të ecur në këtë rrugë! ????.
I keqardhur për ata që bojkotuan, që ju humbën përkrahësve të tyre shansin për të ushtruar lirisht të drejtat kushtetuese të votimit dhe përfaqësimit në qeverisjen vendore! Një dëm i madh vendit dhe imazhit të tij!
Momenti i duhur për reflektim dhe ndryshim rruge e lidershpi! ?
JO destabilizimit, PO Kushtetueshmërisë! JO dhunës, PO Demokracisë! #unevotoj.