TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka akuzuar përsëri sot kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako për lidhje me krimin.
Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat, Endri Hasa tha se pushteti dhe bashkëpunimi i Vangjush Dakos me Avdylajt është faktuar edhe nga deklarata e Astritit, i cili deklaroi në sallën e gjyqit se qante hallet tek PS-ja dhe Vangjush Dako.
Deklarata e plotë:
Avdyli e pranoi se i zgjidhte hallet me Dakon. Mosarrestimi i Dakos, mundësi për prishjen e provave. Faktet e krimit elektoral të Dakos janë të qarta.
Rilindja dhe krimi blenë pushtetin e Rames. Pa ndëshkuar Dakon, nuk do ketë drejtësi. Në dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjimet, të bandës së Avdylajve. Avdylaj e pranoi se kishte zgjidhur hallet me PS.
Kreu i bashkisë ka patur biseda me Avdylajt. Kreu i bashkisë pasi ka blerë votat ka komunikuar me Niçen. Nga përgjimet shqiptarët kanë parë se si banda e Avdylajve i ka kërkuar Dakos të largojnë forcat speciale.
Pa arrestimin e Dakos nuk mund të flitet në kthimin e besimit të publikut tek drejtësia. TPZ.AL