TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e Eurokomisionerit Johannes Hanh gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Teksa ishte e pranishme tek panairi i librit, Kryemadhi tha për gazetarët se Brukseli ka gabuar rëndë me strategjinë e ndjekur për Shqipërinë.
Kryetarja e LSI-së tha se ndihet e indinjuar për sjelljen e ndërkombëtarëve dhe se do donte shumë të ishte thjesht një naivitet politik dhe jo i stimuluar nga qeverisja shqiptare.
“Mendoj që Brukseli ka gabuar jashtëzakonisht shumë më strategjinë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë. Ne kemi një vend, i cili aspiron dhe dëshiron pafundësisht për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
Ajo çka të bën më shumë përshtypje dhe që ndihesh me të vërtetë shumë e indinjuar për shkak të naivitetit që vjen ndonjëherë nga institucionet ndërkombëtare që do të dëshiroja të ishte thjesht një naivitet politik, sesa do të dëshiroja të ishte e vërtetë që mund të ishte një naivitet i stimuluar nga qeverisja shqiptare”, theksoi ajo.