TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e banorëve të Unazës së Re ka zgjatur rreth një orë para Bashkisë Tiranë. Ata i kërkuan kryebashkiakut Veliaj të tërheqë vendimin për prishjen e banesave të tyre.
Të revoltuar me vendimin e kryebashkiakut, banorët hodhën shashka e vezë në drejtim të bashkisë. Situata agravoi kur protestuesit u afruan me kordonin e policisë, ata tentuan të futeshin brenda në bashki, aty ku zhvillohej normalisht mbledhja e këshillit bashkiak.
Mbi 200 banorë e quajtën korruptiv projektin që do u prishë shpitë e bizneset tek zona e Astirit. Protesta do të vazhdojë sërish nesër në orën 17:00. TPZ.AL