TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka humbur jetën në një aksident automobilistik 34 vjeçar Tonin Ndreca, në rrugën rurale Kaçinar- Mirditë – Kaluer.
Makina ka rënë nga ura duke i shkaktuar vdekjen 34 vjeçarit nga Mirëdita.
Pas kontrollit të makinës është zbuluar lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva
Njoftimi i policisë:
Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.
Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi.
Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. TPZ.AL