TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në darkën festive të organizuar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, ndërsa nuk ka nguruar tia marrë valles shtruar me të pranishmit.
Në një moment të festës janë shpërndarë dhurata për të pranishmit, teksa fati i ka buzëqeshur edhe presidentit Meta duke fituar një kalendar dhe një qiri.
Gjatë mbrëmjes festive nuk munguan as batutat nga ana e Presidentit.
“Donim dhurata më të shtrenjta”- ka thënë presidenti duke buzëqeshur.
Ndërsa një djali të vogël i është drejtuar me fjalët: “Faleminderit shumë, qenke i papame. Të ishe ti në KQZ do ishim ndryshe ne”.
(BalkanWeb)