AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 19:06

I riu aksidenton një grua tek mbikalimi i Saukut, rëndë në spital

I riu aksidenton një grua tek mbikalimi i Saukut, rëndë në

Një këmbësore e moshës rreth 35 vjeçare është aksidentuar rëndë pasditen e sotme në Tiranë, tek mbikalimi i Saukut. Shoferi i makinës e ka dërguar vetë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është kapur nga policia dhe është dërguar në Komisariat.

Informacion paraprak nga Policia e Tiranës:

Me datë 29.12.2017, rreth orës 18:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Sauk, ka një aksident.

Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:

Në autostradë, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me targë AA 071 HD, me drejtues Sajmir Çeka, 27 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, të cilën e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.