AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 21:22

Kryemadhi: Darka e Lalëzit ishte një gabim, Rama dhe Veliaj abuzuan me tolerancën e Metës

Kryemadhi: Darka e Lalëzit ishte një gabim, Rama dhe Veliaj abuzuan me

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke folur në “Repolitix” në “ReportTV”, se “iku koha e kompromiseve me dreka dhe darka. Duhet të ketë marrëveshje institucionale, të cilat të bëhen transparante”

“Meqë Edi Rama e ka kaq të sigurt se fiton 78 vota, atëherë le të japë dorëheqjen dhe të shkojmë në zgjedhje dhe të shohim se kush i fiton zgjedhjet. Mos dalë më mirë Erion Veliaj se Rama?

Iku koha e kompromiseve me dreka dhe darka. Duhet të ketë marrëveshje institucionale, të cilat të bëhen transparante.

Meta? Edi Rama dhe Erion Veliaj janë mësuar me tolerancën e Ilir Meta. Darka e Lalëzit ishte një gabim. Marrëveshjen që ka kryer me Ramën, Meta ia tregoi zotit Vasili dhe deputetëve, as mua nuk ma tregoi”.