TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Napoli ruajti kryesimin e Serie A dhe shpallet kampion dimri, pas fitores 0-1 në transfertë ndaj Krotones, java e 19-të e kampionatit italian.
Golin me vlerë tri pikë e shënoi Marek Hamshik në minutën e 17-të. Sllovaku është golashnuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Napolin, duke kaluar kështu Maradonën dhe për të ishte përgatitur një bluzë speciale.
Për napolitanët luajti minuta të plota mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.
Me fitoren e sotme, Napoli shkon në +4 pikë nga Juventusi i vendit të dytë, që do të luajë nesër në transfertë kundër Hellas Verona. Interi i vendit të tretë pret Lacion e Thomas Strakoshës.
/TPZ.AL/