TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është dëbuar nga Italia, pasi ai u gjet me dokumente false greke, kjo falë metodave shkencore të aplikuara nga policia italiane.
Sipas Vivereancona.it, policia ndaloi një qytetar, i cili menjëherë u tregoi atyre një kartë identiteti, duke u thënë disa herë se ishte e rregullt. Kjo shërbeu si pikënisje për policinë për ta parë mirë dokumentin dhe për ta verifikuar atë nga policia shkencore.
Shqiptari, 39 vjeç, rezultoi jo vetëm me dokument fals, por ai rezultoi me precedentë.
/TPZ.AL/