AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 19:56

Pangallos uron Metën: Faleminderit që i dhe nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos

Pangallos uron Metën: Faleminderit që i dhe

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, uroi përmes një letre Presidentin Ilir Meta në lidhje me dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Pangalos e ka deklaruar disa herë se është arvanitas.

Mesazhi i Pangalos

"Ju falënderoj dhe ju përgëzoj për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Konstatoj personalisht veprën e tij madhore (Janullatosit) për lehtësimin e problemeve, jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare. Zoti President, uroj për ju, familjen Tuaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, një Vit të Ri, të lumtur e të suksesshëm. Me konsideratë e respekt, Theodoros Pangalos".