AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 21:39

Kryemadhi: I kam bërë bllok telefonit të Edi Ramës, shkruan mesazhe të padurueshme

Kryemadhi: I kam bërë bllok telefonit të Edi Ramës, shkruan

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke folur në “Repolitix” në “ReportTV”, tha se i ka bërë bllok telefonit të Kryeministrit Edi Rama.

“I kam bërë bllok, pasi është i padurueshëm me mesazhet e tij të gjata. Me Edi Ramën kam konflikt politik. Është një njeri që e urren debatin. Është i vetmi kryeministër që e kalon kohën e lirë me banditët”, tha ajo gjatë emisionit.

/TPZ.AL/