AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 15:53

Shkoi me gruan dhe 2 fëmijët në spital, shqiptari i thyen këmbën mjekut grek

Shkoi me gruan dhe 2 fëmijët në spital, shqiptari i thyen

Nje shqiptar ka shkuar me gruan dhe dy femijet per vizite ne spital dhe ka goditur mjekun.

Ngjarja ka ndodhur ne nje spitali në Naousa në Greqi.

Raportohet se shqiptari, emri i te cilit nuk eshte bere publik, shkoi ne pediatri dhe mjeku i kontrolloi dy femijet. Deri ketu nuk ka pasur asnje problem, se paku nga sa raportojne mediat greke.

Por, pasi kishte percjelle jashte gruan dhe dy femijet, shqiptari u kthye serish, hapi deren e dhomes se mjekut dhe e dhunoi.

Thuhet se ai e qelloi me grusht, madje i ka thyer edhe kemben. Nuk ka asnje detaj lidhur me motivin e ketij sherri dhe as se aresyen qe e shtyu shqiptarin te behej agresiv.

Vete mjeku nuk ka dhene detaje, madje ka reaguar i befasuar lidhur me ate qe ka ndodhur. Nga ana tjeter, spitali ka bere apel per rritje te parametrave te sigurise ne pune.