TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar më tej, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë dhe gurë në drejtim të efektivëve të policisë.
Incidentet vijnë pas djegies së disa koshave të mbeturinave dhe hedhjes së sendeve me llastiqe në drejtim të uniformave blu.
Protesta, e cila nisi me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, është shoqëruar gjatë zhvillimit të saj me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Më herët, pati gjithashtu përplasje verbale mes studentëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, pasi një pjesë e të rinjve kundërshtuan praninë e deputetëve demokratë në tubim.