AKTUALITET, 12 Mars 2019, 14:09

Pas sulmeve me armë, dhjetëra persona mbesin të vdekur në Afganistan

Pas sulmeve me armë, dhjetëra persona mbesin të vdekur në

Të paktën 13 ushtarë janë vrarë nga talebanët gjatë një përleshjeje që ka vazhduar prej 3 ditësh në provincën e Baghdis, në perëndim të Vendit, ku rebelët sulmuan disa pika kontrolli të ushtrisë. Një zëdhënës i qeverisë lokale tha që edhe dhjetëra ushtarë të tjerë rezultojnë të humbur.

Përleshja, sipas të njëjtave burime, shpërtheu të shtunën në zonën e Bala Murghab. Ushtria është kundërpërgjigjur me sulme ajrore dhe ka kërkuar përforcime.

Jamshid Shahabi, një zëdhënës i guvernatorit të krahinës Badghis, tha më 12 mars se dhe 42 rebelë u vranë dhe 15 ushtarë u plagosën gjatë luftimeve në provincën që kufizohet me Turkmenistanin.

Një anëtar i këshillit rajonal ka thënë se 20 ushtarë rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve luftimet vazhduan me përleshje sporadike në vende të tjera të provincës. Talebanët kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve.