AKTUALITET, 9 Janar 2018, 15:25

Pas shkarkimit të Dritan Ginës, kryeprokurori i ri i caktuar nga Arta Marku mbërrin në Elbasan. Ja kush është

Pas shkarkimit të Dritan Ginës, kryeprokurori i ri i caktuar nga Arta
Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha i caktuar nga Arta Marku sot pas shkarkimit të bashkëshortit të Rovena Gashit, ka mbërritur sot në organin e akuzës i shoqëruar nga prokurori Kosta Beluri, raporton “News24”.

Dritan Gina tha sot ne nje konference per mediat se nuk do ta pranonte shkarkimin dhe nuk ikte nga detyra.

Ai e cilesoi levizjen e kryeprokurores Arta Marku te paligjshme dhe te motivuar politikisht.

“Pas kundërvëniesh publike është gjetur mënyra më e mirë në lëvizjen e radhës, ky është sinjal për prokurorët që kushdo që i sulmon mund ta pësojë me vendin e punës. Prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka vendosur të largohem pa asnjë tagër me bazë ligjore, vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë pune dhe problematike, nuk ka kërkuar asnjë analizë dhe asnjë mbledhje për të parë problematikat e prokurorisë shqiptare sepse kjo nuk i intereson aspak”- tha ai.