AKTUALITET, 9 Janar 2018, 14:42

Një gjeorgjian te Kukësi, kampionët prezantojnë në Turqi mesfushorin Irakli Dzaria

Një gjeorgjian te Kukësi, kampionët prezantojnë në

Vjen edhe blerja e dytë zyrtare e Kukësit, që po avzhdon fazën përgatitore në Turqi. Mesfushori gjeorgjian, Irakli Dzaria, është zyrtarisht lojtar i Kukësit dhe i është bashkuar këtij ekipi tashmë në stërvitje, pasi ka bërë edhe prezantimin zyrtar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe shefi i klubit, Jonuz Hallaçi.

Dzaria është një mesfushor me përvojë, i aktivizuar edhe me kombëtaren e Gjeorgjisë. Karriera e tij lidhet me ekipet e kampionatit vendësi si Dinamo Tbilisi, Sioni dhe Dila. Kampionët përforcojnë mesfushën, ndërkohë që presin edhe mbrojtësin kroat Zhdeliç.