TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka dhënë përgjigje aleatëve të PD-s, të cilat nuk kanë dëshirë bashkimin e dy partive në një front. Gjatë një interviste në News 24, Kryemadhi iu referua një thënie të ish-kryeministrit Sali Berisha.
"Fronti opozitar ka nevojë për çdo grimcë opozitare. Ne duam bashkimin e çdo opozitari për të rrëzuar këtë narkoqeveri, gjë që është shumë e rëndësishme. Ne kemi votat tona, kemi fuqinë tonë në elektorat, nuk duam vende në listat e deputetëve të PD-së dhe nuk duam të ndajmë as thelat e një qeveria imagjinare. Problemi që kanë sot shqiptarët është që Shqipërisë po i rrezikohet sot demokracia."
Për më tepër ndiqeni në këtë video
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1492073094238761/