AKTUALITET, 9 Janar 2018, 12:13

Alarmante shifrat e shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë, Berisha: Mirëmëngjesi për Noriegën

Ish-kryeministri Sali Berisha si për të ironizuar veprimin e Edi Ramës për çdo mëngjes, ka postuar për shqiptarët një foto ku flitet për shifra të larta azilantësh.

Berisha ka publikuar një foto nga Euroneës, ku sipas tij 7630 shqiptare kanë kërkuar azil në Francë.

“Një mirëmëngjesi për Noriegen nga Euronews nga 7630 shqiptare, që në Francë zënë vendin e parë si azilkërkues!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

Image