TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Greva 1 orëshe është grevë paralajmëruese thotë kryesindikalisti Peraj. Kjo grevë vjen për shkak të mosrespektimit të kontratës kolektive e cila nuk është firmosur ende, largimin nga puna dhe disa probleme të tjera të arsimit siç janë 5 shpërblime të padhëna apo edhe orët shtesë që nuk jepen.
Peraj shprehet se drejtorët e shkollave që sot kanë nisur ti bëjnë presion mësuesve që të mos zhvillojnë grevën njëorëshe në shkollat e qytetit.
Peraj i bën thirrje drejtorëve që të distancohen nga këto veprime. Peraj e quan të papërgjegjshme qeverinë dhe kryeministrin Rama lidhur me arsimin e po ashtu edhe ministren Lindita Nikolla.
Peraj fton të gjithë mësuesit në grevë ndërsa pas një jave në rast se nuk ka asnjë ndryshim atëherë greva do jetë njëditore.