TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është përgjigjur sot interesimit të gazetarëve për refuzimin e vizës për SHBA.
“Nuk kam marrë përgjigje për vizën. Nuk do të mbërrij në të gjitha takimet. Kur t’ma japin përgjigjen, do të shkoj”, ka thënë shkurtimisht kryeministri Haradinaj.
Ai planifikonte të shkonte në SHBA për Mëngjesin e Lutjeve dhe për të marrë pjesë në disa organizime të tjera, por ambasada amerikane në Prishtinë i ka anuluar vizën.
Dyshimet janë se ky akt i fortë i Washingtonit lidhet me tentativën e Haradinajt, Thaçit dhe Veselit për të shfuqizuar në Kuvend ligjin për Gjykatën Speciale.