TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvëndësndihmës sekretari amerikan, Hoyt Brian Yee do të jetë ambasador i ri i Amerikës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Mediat serbe shkruajnë se SHBA e ka emëruar Yee si të deleguar në Sarajevë për të forcuar ndikimin amerikan në Ballkan.
Më parë ishte folur se Yee do të jetë ambasador i USA në Maqedoni, por se Departamenti i Shtetit Amerikan ka ndërruar mendje. Mandati i ambasadorit aktual amerikan në Sarajevë zgjat deri në verë, atëherë kur edhe pritet që Hoyt Yee të emërohet ambasador i ri në Bosnje.