Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan.
Një person ka humbur jetën në fshatin “Përparim”. Sipas të dhënave të para, drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Për pasojë, 58-vjeçari Sami Xhafa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanve.