AKTUALITET, 1 August 2026, 17:11

Pas disa orësh betejë me flakët, neutralizohet zjarri në Drenovë, digjen 10 hektarë ullinj dhe pyll

Pas një operacioni intensiv disaorësh, zjarri në Drenovë të Mallakastrës është neutralizuar, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave dhe varrezave të zonës.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 6 mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga disa bashki, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës. Sipas përllogaritjeve paraprake, nga zjarri janë përshkuar rreth 10 hektarë sipërfaqe me ullinj dhe pyll me shkurre.

 
Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e terrenit për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.