AKTUALITET, 3 Prill 2019, 17:48

Panik për legjendën, Pele në spital në gjendje të rënduar

Panik për legjendën, Pele në spital në gjendje të

Panik për legjendën e futbollit brazilian, Pele.

78-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rënduar, pasi u përfshi nga ethe të mëdha. Sipas aasaj që raporton "RMC Sport" në Francë, Pele është shtruar në spital vetëm pak orë pasi mori pjesë në aktivitetin social me futbollistin francez, Kylian Mbappe.

Pele, emri i plotë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento, konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, duke fituar tre herë Kupën e Botës me ekipin kombëtar të Brazilit. Gjatë karrierës së tij, Pele ka realizuar 1,250 gola.