AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 20:19

“O Edvin o diarre, këtu i thonë Unaza e Re”, banorët nuk i ndalin protestat

“O Edvin o diarre, këtu i thonë Unaza e Re”, banorët

Edhe pasditen e sotme, banorët e Unazës së Re janë ngritur sërish në protesta. Prej gati dy muajsh, ata po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre nga projekti i “Unazës së Madhe”.

“O Edvin, o diarre, këtu i thonë Unaza e Re. O qeveri hajdute, o Edvin hajdut, o kazan, legen. E duam Shqipërinë pa Edi Ramën.”

Këto ishin disa nga thirrjet e protestuesve të Unazës së Re, ku janë shprehur ndër të tjera se shembjen e shtëpive të tyre nuk kanë për ta lejuar kurrë.