AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 23:00

Noka: Drejtori i policisë posedonte parcelat e hashashit në Dibër, ju tregoj si shpërndaheshin 250 mijë euro në javë

Noka: Drejtori i policisë posedonte parcelat e hashashit në


Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar përgjimet e BILD dhe arsyen përse ai përmendet nga eksponentët e PS-së në këto përgjime. Noka tha se në Dibër shpërndaheshin para që vinin nga Tirana dhe personat që kryenin operacionin ishin Robert Ago, drejtori policisë së Dibrës dhe Arben Keshi, të cilët posedonin parcelat me hashash.

"I kemi denoncuar po këto emra në atë kohe, edhe nga Dibra edhe nga selia e partisë. Unë disponoja të gjitha informacionet cfarë po ndodhte në terren. Kisha informacion edhe për paratë që vinin nga Tirana për t’u shpërndarë.

Në një nga përgjimet, flitet për mua. Ajo ngjarje, unë isha informuar se do të vinin 2 thasë për t’u shpërndarë në Maqellarë. Kisha informacion për shifrën dhe ku do shpërndaheshin dhe po e ndiqja këtë rast. Doja, që ta kapja dhe ta bëja publike.

E dija ku kishin trokitur dhe në cilat shtëpi u ishin refuzuar paratë. Një javë vinin 250 mijë euro, javën tjetër 250 mijë euro. Kisha informacion që dy bosët që dispononin parcelat e hashashit ishin Robert Ago dhe Arben Keshi.

Ne i ndoqëm, por nuk arritëm ti kapnim. E kemi parë me dy qese me para. Krahu politik që drejtonte këtë operacion, ishte Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti", u shpreh Noka.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/06/20/flamur-noka-pervec-damian-gjiknurit-operacionin-e-dibres-e-drejtonte-edhe-blerina-gjylameti/