AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 22:31

Deklarata e fortë e Neritan Cekës: OSBE, pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave

Deklarata e fortë e Neritan Cekës: OSBE, pjesë e aparatit

I ftuar në emisionin “360 gradë” në Ora News, ish-politikani Neritan Ceka ka hedhur akuza të forta duke u shprehur se, OSBE është pjesë e ndërtimit të aparatit kriminal të vjedhjes së votave.

Sipas tij, OSBE duhet të largohet.

“Del përfaqësuesi i OSBE-së dhe del e thotë mos pengoni zgjedhjet dhe nuk pyet " KQZ ka çuar ndonjë shkresë që do të vazhdojë" nuk ka çuar. Si mund të veprojë policia, kjo nuk është handikap, por është pjesëmarrje në krim. OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të të gjithë këtij aparati kriminal. E them 100 herë dhe nuk trembem fare. Kam thënë duhet të iki OSBE-ja sepse është pjesë e ndërtimit të aparatit krimianl të vjedhjes së votave për interesat e tyre”, u shpreh Ceka.