Desktop - General - 1
AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 22:11

Ja kush është turku që financoi për lobim Bashën, ishte në dasmën e tij

Ja kush është turku që financoi për lobim Bashën, ishte

Pak ditë më parë, gazetari investigativ, Artan Hoxha, në një intervistë për emisionin “JAVA” në RTSH, zbuloi se kush është shtetasi turk i cili fincancon lobingun për kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas tij, Kamil Ekim Alptekin quhet shtetasi që ka financuar lobingun e Bashës.

Hoxha tha se këto para kanë dalë nga biznesi i lojërave të fatit, të cilat kanë lobuar në të dy krahët e politikës.“Që të shkosh të paguash këto shuma të mëdha, siç janë 825 mijë dollarë, atëherë ky është objektivi i një hetimi konkret.” – u shpreh gazetari investigativ.

Shtetasi turk, Alptekin është ky që shihni në foto, teksa ka bërë dasmën e tij pak kohë më parë dhe ku ka qënë i ftuar kryesor edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në 2016, , Kamil Ekim Alptekin kishte një kontratë lobimi që implikoi ish këshilltarin e sigurimit kombëtar të presidentit Trump, Michael Flynn, në rrëmbimin e propozuar nga SHBA të udhëheqësit fetar vetë-ekzilësh Fethullah Gylen, i akuzuar nga qeveria turke për të qenë pas një përpjekjeje të dështuar të grushtit të shtetit.

Flynn dhe djali i tij, Michael Flynn Jr, u takuan me zyrtarët e qeverisë turke në dhjetor 2016 – pasi Michael Flynn ishte zgjedhur tashmë si këshilltar i sigurimit kombëtar – dhe thuhet se kanë diskutuar mundësinë e transportit të Gulenit në një avion privat në burgun turk, në ishullin e Imralias.

Ndërkohë, lidhur me lobimin e PD në Uashington, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për mënyrën e financimit nga shtetasi turk Alptekin dhe lidhjet e tij me politikanët shqiptarë, përfshirë edhe Lulzim Bashën./TPZ.AL/