TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar në Malpensa ka humbur jetën në terminal. Mediat Italiane raportojnë se ai ishte duke pritur bashkëshorten e tij, në momentin kur u pikasë nga policia. Kjo e fundit po e ndiqte në mes të turmës.
Aldo Laçi është 44 vjeçari, i cili u kap nga pesë policë të cilët e rrethuan. Në momentin e ndalimit Aldo Laçi është rrëzuar në tokë. Ka dyshime se ka qenë nën efektin e kokainës.
Sipas raportimit të Repubblica.it, Laçi ka pësuar arrest karidak, pasi u rrethua nga policët.
Familjarët e tij përmes avokatit Enzo Lepre, kanë bërë kallëzim ndaj punonjësve të policisë për shkak se janë të bindur se vdekja e njeriut të afërm të tyre, erdhi si pasojë e frikës nga ndjekja e karabinierëve. Prokuroria i ka kërkuar familjarëve të ribëjnë edhe një herë kërkesën, pasi ata pretendojnë se në trupin e të ndjerit ka plagë të shkaktuar nga të tretët.
Në videon e publikuar nga Repubblika.it, shihet sesi Laçi vrapon mes njerëzve të shumtë në terminal.
TPZ.AL
VIDEO: