AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 21:25

Dy foto duke mbjellë pemë! Ku është Veliaj, në Tiranë apo Pescara?!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, doli sërish në një shfaqje tjetër duke mbjellë pemë, por kësaj here në Pescara. Një ditë më parë, Tpz.al nxorri bllof Veliajn, pasi disa e media e nxirrnin sikur ai po mbillte pemë pranë Unazës së Madhe në Tiranë. Ai në fakt ishte në një seminar për IPA Adriatic, që po mbahet në Pescara.

Por ky lajm mesa duket nuk është pritur mirë nga kryebashkiaku Veliaj, i cili sot ka shpërndarë një foto duke mbjellë pemë në qytetin italian, për të krijuar kështu alibinë se lajmet e shpërndara ishin fake neës.

Në fakt, ishte zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, që fundosi Erion Veliajn, duke i nxjerr video dhe foto sikur po mbillte pemë, në një kohë që ai po darkonte me kryebashkiakun e Abruzzos, në Pescara.

Burime të Tpz.al konfirmojnë se Erion Veliaj, pavarësisht se shoqërohej nga disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mbërrin vetëm sot në darkë në Tiranë. Ndërkohë zyrtarët e tjerë do të mbërrijnë nesër në Tiranë.

Nuk dihet nëse Veliaj ka lënë ndonjë kronikë të gatshme në Pescara të Italisë, për ta transmetuar kur ai të kthehet në Tiranë, një ves ky i kryebashkiakut për tu shfaqur duke punuar pa pushim, madje edhe gjatë natës./TPZ.AL/

Më poshtë Veliaj në Tiranë:

Më poshtë Veliaj në Pescara: